Ihdrab

Ihdrab

52,981 3,381 99

Njihuni me Megan Kruz, një vajzë 23 vjeçare, krejt e vetme në mes të një qyteti të madh, me shumë taksa për të paguar, dhe me një jetë të vetmuar brenda 4 mureve të një apartameti të vjetëruar, fati i së cilës qe i shkruar të gjente sërish punë në një lokal me turne të ndryshme, pak pasi e pushuan nga puna e mëparshme... Jeta e Megan ndryshon totalisht kur ajo përballet në një mënyrë aspak të këndshme me bilionerin arrogant Flavio Fernandez. Përplasjet mes saj dhe tij bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke e bërë Meganin ta urrejë më shumë atë njeri. Gjithçka arrin kulmin kur ai i bën një ofertë pune, të cilën Megan është e detyruar ta pranojë, në të kundërt do të humbasë punën aktuale të saj... Çfarë ndodh më pas? Si do të ecë marrëdhënia mes të dyve? A do të vazhdojë Megan ta urrejë atë njeri, apo diçka tjetër do të ndodhë mes të dyve? Një histori e mbushur me dramë, tension, urrejtje, panik, nga ku lind një romancë toksike mes dy personave krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri që e çon historinë në një nivel pasioni dhe ironie në të njëjtën kohë. Mbi të gjitha, një histori që garanton të qeshura dhe humor pafund, nga fillimi deri në fund. *** Rreth "Haters - Lovers": Kjo histori është e trilluar. Emrat, personazhet, vendet dhe ngjarjet e përmendura janë të sajuara nga autorja, dhe kanë për qëllim ta bëjnë historinë të duket si e vërtetë. Çdo ngjashmëri me fakte, vende dhe njerëz të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht rastësore. *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.

Ihdrab

3,029 462 35

Ju ka humbur humori dhe nuk po e gjeni dot? Ju është mbushur jeta vetëm me drama të trishta që ju pengojnë të buzëqeshni? Atëherë, zgjidhjen e keni këtu, në këtë libër. "Arti i Memeve" është pilula juaj magjike e humorit. Mjafton të eksploroni memet e këtij libri duke i hedhur një sy, ose dy, ose sa sy të doni. Nëse ky libër bën efekt pozitiv tek ju, s'do ishte keq ta ndanit edhe me të trishtuarit e tjerë që po vuajnë për pak ngritje humori. Një fjalë e urtë thotë: "Sharing is caring". Përdorimi: Këshillohet të përdoret para buke dhe pas buke, vetëm në mes të bukës jo, dhe jo më vonë se ora 1 e natës... hajt mo, tolerojmë deri në 30 minuta pas orës 1 të natës. Nga 1 meme për pjesë, përndryshe kalon në overdozë. Efekt pozitiv: Ai momenti kur qeshni aq shumë sa ju dhembin muskujt e barkut, zëre se bëtë një ditë palestër falas. Efekt negativ: E qeshura me tepricë shkakton kalim nga mendorja... ose të paktën kështu mendojnë komshinjtë tuaj dhe ata të shtëpisë. *** Kreditet e pikturave klasike shkojnë për artistët që i kanë krijuar. Kreditet e fjalëve të përdorura më takojnë mua dhe mendjes sime brilante artistike. *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.

Ihdrab

448 69 8

"Pikë së pari, emrin e kam Kasëndra, me ë, jo me a. Pikë së dyti, ça ke që m'shef?" Një histori që tregon bëmat kalorësiake të Kasëndrës, një vajze afër të tridhjetave në moshë. Një grua me një natyrë prej grifshe, por thellë-thellë me një zemër të mirë në brendësi të saj. Një prej atyre femrave që gratë e lagjes e kanë zili dhe e mbajnë në gojë për keq, ndërsa me burrat ndryshon puna. Këta të fundit duan ta shtien në dorë, por që prap s'ua mban të rrezikojnë më tepër nga ç'duhet. Një nga ato femrat me natyrë moskokëçarëse, ndër të rrallat femër në lagjen e saj që nuk ka frikë ta thotë troç të vërtetën para syve. Gjaknxehtë dhe ironike në të njëjtën kohë, zor se buzëqesh ndonjëherë në publik. E përsëri, reagimet e saj për çdo gjë që e rrethon janë kaq komike, sa nuk mund të shpëtosh dot pa qeshur prej bisedave momentale të Kasëndrës me çdo njeri të mundshëm. PËRPARA SE TË LEXONI KËTË KOMEDI, DUHET TË DINI SE: •Tek-tuk, ky libër përmban humor të rriturish dhe një fjalor të papërshtatshëm për fëmijët e vegjël (arsyeja bazike pse e kam lënë në opsionin mature story). •Gjuha e përdorur është më së shumti ajo e të folurës së përditshme (pra, nëpër fjalë mund të gjeni tek-tuk shkronja mangët si rrjedhojë e këtij detaji). *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.

Ihdrab

2,370 316 37

Përshëndetje. Unë jam Ihdrab, dhe ky është libri im personal... tashmë jo dhe aq personal pasi po e ndaj me ju. 😅 Në këtë libër kam vendosur të hap "thesin" kur nuk kam gjë tjetër më të mirë për të bërë momentalisht. Do shkruaj sikur nuk i lexon askush tjetër shkrimet e mija përveç meje... sepse realisht, askujt nuk i intereson. (Ishte ironi, për sa kohë që i postoj shkrimet në Wattpad, herët a vonë dikush i lexon gjithmonë. 😏) Një detaj që përsëri nuk i intereson askujt por unë po e them. Ajo tek koveri jam unë, e vizatuar po nga unë, në laptop me maus. (Një detaj përtej detajit, unë koverat i bëj gjithmonë vetë, për sa kohë kam Photoshop dhe Illustrator në laptop.) Një paralajmërim i vogël: Nuk ia këshilloj fëmijëve këtë libër, të paktën një pjesë të librit pasi, disa shkrime kanë përmbajtje fjalori jo të përshtatshëm... sipas mendimit tim. Në fund të fundit jam unë që e kam shkruar, dhe jam unë që e di këtë gjë. Edhe sikur disa gjëra të mos jenë të thëna në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë të thëna në fshehtësi. Nuk po them më shumë, të tjerat do i merrni vesh kur të lexoni librin. Ju uroj lexim të këndshëm. 🙂 *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara. ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.

Ihdrab

2,394 372 38

Një histori tipike komike me bëma kalorësiake bashkëshortore, që do të jetë e shoqëruar me ilustrime nga jeta e Shenit dhe Meleqes, këtij çifti fshataresk të çuditshëm, para dhe pas martese. Keni parë çfarë keni parë, si kjo histori nuk keni parë, kështu që në mos një sy, hidhjani një gjysmë syri kësaj kryevepre humoristike. Sa për ilustrimet e historisë, i bëj vetë (mëse e kuptueshme nga koveri). 😂 Për më shumë informacione, më kapni përpara se të hyj në portën e shtëpisë sime.... jo se bëj shaka, të dhënat e tjera mbi historinë i keni brenda historisë. 😅 *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara. ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.

Ihdrab

689 77 15

As më shumë e as më pak... veç disa shkrime të dala nga shpirti. Shkrime që lindën në momente të caktuara të jetës. Ato pak shkrime që e kanë kuptimin më të thellë se vetë thellësia. Shkrime që lindën në ato situata të përjetuara në çdo detaj mikroskopik. Këto janë shkrimet e dikujt. Ndonjëherë kanë tendencën të të bëjnë të mendosh veten tënde diku në mesin e një fjale. Ndonjëherë të bëjnë të qash, e ndonjëherë të bëjnë të buzëqeshësh hidhur. Këto janë shkrimet e dikujt që humbi diçka... e ndoshta dikë. Këto janë fjalë shpirti. *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara. ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.

Ihdrab

18,005 802 182

Vrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërllendëve. Një sërë sekretesh të fshehura për vite me radhë fillojnë të dalin në dritë, duke e bërë rrugëtimin e saj aspak të lehtë, më të ndërlikuar nga ç'mendon ajo. Çfarë do të ndodhë në fund? A do të mundet vallë Katerina të zbulojë pas gjithë këtyre viteve se kush është vrasësi i vërtetë i babait të saj? Mistere dhe sekrete të errëta, ironi dhe pasion, një jetë e komplikuar dhe e mbushur me rrëfime nga e shkuara, janë ato që përfaqësojnë Katerinën në këtë roman, ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Andërllend është një tregues i qartë i realitetit njerëzor dhe fatit të njeriut edhe në momentet më kritike të jetës së tij. *** Rreth "Andërllend": Kjo histori është e trilluar. Emrat, personazhet, vendet dhe ngjarjet e përmendura janë të sajuara nga autorja, dhe kanë për qëllim ta bëjnë historinë të duket si e vërtetë. Çdo ngjashmëri me fakte, vende dhe njerëz të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht rastësore. *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.